Masat të reja antiCOVID-19, mbyllet gastronomia

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri më 18 prill. Tashmë këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Në vendimin e masave të reja është edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përjashtim bëjnë rastet emergjente.

Masat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke vazhduar.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Po ashtu të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close