Në vitin 1952,shteti shqiptar bleu dorëshkrimin origjinal të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës

Veprimtaria linguistike dhe patriotike e arbëreshit Jeronim De Reda është pikënisja dhe gurthemeli i forcimit të identitetit kombëtar shqiptar midis arbëreshëve të Italisë dhe p ropagandimin e çështjes shqiptare në Itali.

Jeronim De Rada ishte një ndër figurat më dominuese të Rilindjes sonë Kombëtare, duke publikuar të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, dhe duke publikuar libra dhe vepra të tjera për historinë e Shqipërisë dhe kulturën arbëreshe, transmeton lexo.com.al.

Ai përkrahu lëvizjen kombëtare shqiptare dhe erdhi në kontakt për promovimin e kësaj çështjeje me veprimtarë të tjerë dhe personalitete të huaja të kohës. Në këtë drejtim, ai kontribuoi edhe me publikimin e revistës shumë të rëndësishme “Flamuri i Arbrit”. Për të gjitha këto arsye, shteti shqiptar nuk do të hezitonte për të futur dorën thellë në xhep në vitin 1952, për të pasur në fondin e tij një nga kryeveprat e letërsisë Arbëreshe, dorëshkrimin origjinal të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës. Për të shtirë në dorë koleksionin dhe sende të tjera të Jeronim De Rada, qeveria shqiptare pagoi plot 3 milion lireta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close