Ambasada amerikane përkrah masat e Qeverisë kundër Covidit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka përkrahur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në 'Facebook', ambasada amerikane deklaron se masat që janë ndërmarrë nga Qeveria, kanë treguar efektin në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar masat e reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close