Ministri Vitia: Kosova pritet të sigurojë shumë shpejt doza shtesë të vaksinave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 3,100 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

“Nga data 8,9 të këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Është duke u bërë shpërndarja edhe nëpër komunat respektive dhe qendrat e vaksinimit edhe nëpër këto komuna po vazhdojnë njësoj që të bëjnë vaksinimin e personelit shëndetësor, të stafit të tyre, nëpër komunat përkatëse”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se Kosova pritet të sigurojë shumë shpejt doza shtesë të vaksinave.

I pyetur nëse Kosova ka program për vaksinim masiv, Vitia është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se plani për vaksinim masiv do të nisë sapo të sigurohen vaksinat shtesë.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close