Pentagoni monitoron nga afër i aktiviteteve ruse në Arktik
ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po monitorojnë veprimtarinë ushtarake të Rusisë në Arktik nga shumë afër, deklaroi Pentagoni zyrtar.
Një reporter pyeti zëdhënësin e Pentagonit, John Kirby në një konferencë shtypi se sa i shqetësuar ishte Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për raportet e provave të armëve dhe imazhet satelitore të bazave të reja ruse.
“Padyshim që ne po e monitorojmë atë nga afër. Askush nuk është i interesuar të shohë Arktikun të militarizuar”, theksoi Kirby.
”SHBA kanë interesa të sigurisë kombëtare në Arktik dhe rajoni është jetik si për mbrojtjen kombëtare ashtu edhe si një korridor i mundshëm strategjik midis Indo-Paqësorit, Europës dhe SHBA”, tha Kirby.
Arktiku është strategjikisht i rëndësishëm për të gjitha shtetet që kufizohen me të, jo vetëm nga pikëpamja ushtarake.
Mendohet të ketë sasi të mëdha nafte dhe gazi dhe prania e burimeve të vlefshme minerale ka provokuar vazhdimisht mosmarrëveshje territoriale.
Flota detare ruse theu akullin e trashë në Arktik në fund të marsit duke përdorur nëndetëse bërthamore, duke demonstruar praninë e Moskës në rajon.
“Rusia po rinovon aeroportet dhe instalimet e radarëve të epokës sovjetike duke ndërtuar porte të reja dhe qendra kërkimi dhe shpëtimi dhe duke ndërtuar flotën e saj të thyerjeve të akullit me energji bërthamore dhe konvencionale”, sipas CNN.
Comments are closed.