Avokati i Popullit: Konkursi për doktoratë i UP-së përbën diskriminim

Avokati i Popullit në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, publikoi raportin me rekomandime në ankesat e parashtruara nga ankuesit në lidhje me diskriminimin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, raporti me rekomandime ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përkitazi me kriterin e parashikuar nga UP-ja në konkursin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021, i datës 9 shtator 2020, me nr.prot.2/262, konkretisht në pikën 13, që përcakton.

“Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse.”

“Avokati i Popullit, në bazë të nenit 16.1 të Ligjit nr.05/L-019 për Avokatin e Popullit, më 6 nëntor 2020, përmes postës elektronike, ka pranuar ankesën e ankuesve: z. Vegim Vula, znj. Zana Dragidella, A.645/2020, të cilët kanë pohuar se janë kandidatë për studime të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Stomatologji; si dhe të ankuesit z. Ardi Ahmeti, A.nr.650/2020, i cili ka pohuar se është kandidat për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik (më tej: ankuesit), parashtruar kundër UP-së përkitazi me diskriminim në konkursin publik, i shpallur më 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit konstaton se pika 13 e Konkursit për studimet e doktoratës, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, përbën diskriminim.

Avokati i Popullit konstaton se ankuesit në rastin konkret janë kandidatë për doktoratë, janë fëmijë dhe të afërm të profesorëve në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP, megjithatë ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në raport me kandidatët e tjerë. Trajtimi i pabarabartë përbën një praktikë në kundërshtim me konceptin e barazisë para ligjit, i përcaktuar me nenit 24 të Kushtetutës.

Avokati i Popullit konstaton se UP-ja në mënyrë të drejtë, por me vonesë, i është adresuar Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës për vlerësimin e dilemës për konflikt interesi.

Avokati i Popullit, duke iu referuar argumenteve të lartpërmendura, me qëllim të përmirësimit të punës së UP-së dhe për ta parandaluar diskriminimin e mëtutjeshëm ndaj parashtruesve të ankesës, i rekomandon Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të krijojë politika të përshtatshme për të parandaluar urgjentisht çdo praktikë që paraqet trajtim të pabarabartë me rastin e publikimeve të konkurseve publike të tilla.

Ta anulojë kriterin diskriminues të përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, që: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”.

UP-ja në të ardhmen dilemat e tilla për vlerësim të konfliktit të interesit t’i adresojë pa zvarritje në institucionin përgjegjës për vlerësimin e konfliktit të interesit – Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close