EMA: Përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë ndjeshëm efektet anësore

ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/ përfitimit mbetet “pozitiv”.

“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një videokonferencë.

“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.

Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes videokonferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close