Kryeministri Kurti merr letër urimi nga UNDP dhe NDI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, dhe nga Drejtoresha e Lartë e Përhershme e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të Qeverisë.

Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, znj. Suokko ka theksuar vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti dhe kabinetin  e tij. Derisa  në letrën e urimit nga NDI, në emër të institutit, ambasadorja Soderberg e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për punën e tij në dobi të qytetarëve të Kosovës duke shpresuar që të punojnë së bashku për ta fuqizuar më tej demokracinë e vendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close