Ministri Vitia: Po punojmë pa ndërprerë në sigurimin e sa më shumë vaksinave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitita, ka apeluar që të respektohen në plotëni masat e vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ndërsa tha se Qeveria Kurti po punon pa ndërprerë në sigurimin sa më të shumtë të vaksinave antiCOVID-19.

Vitita u shpreh se vetëm në këtë mënyrë do të arrihet qëllimi për të tejkaluar nga kjo situatë të cilën e quajti tejet të rënduar, meqë vetëm në 24 orët e fundit me këtë virus u raportuan 14 humbje jetësh.

”Vetëm sot kemi 14 vdekje nga COVID-19”.

”Kemi personelin shëndetësor që përkundër se një  vit po qëndron në krye të detyrës. Kemi qytetarë të tjerë me sëmundje të ndryshme që nganjëherë nuk po mund të marrin mjekimin me kohë”.

”Varianti i ri britanik, është shumëfish më i rrezikshëm, sepse përhapet shumë më shpejtë dhe përhapet me moshat e reja. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme. Kujdesi i shtuar dhe masat e reja, kompletojnë procesin e vaksinimit”.

”Vetëm kështu maksimizohet fillimisht përpjekja jonë kundër përhapjes së virusit. Lusim edhe njëherë të gjithë të nderuar qytetarë, të respektojmë të gjitha masat në nivel individual”.

”Qeveria po punon pa ndërprerë që të sigurojë sa më shumë vaksina e sa më shpejtë që është e mundshme. E në këtë proces, nuk është vetëm Ministria e Shëndetësisë. Po punojmë në rritjen e efikasitetit”.

Mes tjerash ai ka bërë të ditur se përveç ruajtjes së shëndetit publik, tashmë kanë nisur punën edhe në ruajtjen edhe të shëndetit të ekonomisë.

”Kemi vendosur që të formojmë grupe punuese me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë. Ashtu që kërkesat tona dhe nevojat e tyre të sinkronizohet me atë synim të përbashkët, në atë që është luftim i pandemisë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close