Njoftimi nga MASHT: Klasat që fillojnë mësimin në shkolla?

MASHT bën të ditur se pos çerdheve e kopshteve, edhe klasat përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore dhe klasat 1 deri 5 do të vazhdojnë mësimin me praninë fizike të nxënësve në institucione nga data 12 prill.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një diskutim me drejtorët e Arsimit nëpër Komunat e Kosovës i ka njoftuar ata për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, duke iu referuar vendimit të fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid.

Edhe pse fillimisht u tha se vetëm çerdhet do të vazhdojnë punën sikur deri tash, në një njoftim për media të MASHT-it, të mërkurën, është bërë e ditur se pos çerdheve e kopshteve, edhe klasat përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore dhe klasat 1 deri 5 do të vazhdojnë mësimin me praninë fizike të nxënësve në institucione nga data 12 prill.

Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online.

Bëhet e ditur se në këtë diskutim, komunat kanë shprehur shqetësimin për tërheqjen e mjeteve nga buxheti i komunave prej përmbaruesve privat, duke u thirrur në obligime të Kontratës Kolektive.

Në komunikatë thuhet po ashtu se shqetësim tjetër është që DKA-të, nuk po arrijnë të kryejnë obligimet e parapara sipas Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, ku ndër të tjera përfshihet edhe mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Sipas MASHT-it, kjo pasi buxhetin prej 5 milion euro, qeveria e kaluar e ka shfrytëzuar për pagesën shtesë të mësimdhënësve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close