Pleurat Sejdiu: Do të kërkojmë hetim në Kuvend për heqjen e masave totale

Ai thotë se spitalet janë të stërmbushura dhe se punëtorët shëndetësorë janë të lodhur.

Përfaqësuesi i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vendimi për vënie të masave ka qenë i drejtë dhe shumë i nevojshëm.

Ai thotë se spitalet janë të stërmbushura dhe se punëtorët shëndetësorë janë të lodhur.

Po ashtu, ai ka thënë se do të kërkojnë një hetim se si ishin larguar masat menjëherë në kohën kur ishin ndërruar qeveritë në qershor të vitit 2020.

“Do të kërkojnë hetim në Kuvend për heqjen e masave totale”, tha ai.

“Nuk janë konsultuar me neve. Jemi dalur publikisht dhe kemi treguar se nuk jemi udhëzuar. Na ka futur në pozitë të keqe. Jemi pranë kolapsit. Është veprim i duhur vënia e masave duke marrë parasysh kapacitet dhe fuqinë që e kanë punëtorët pas një viti të pandemisë. Partitë politike eshte dashur ta përdorin imagjinatën e tyre për fushatë ndryshe, pasi jeta jonë është ndryshe tani. Tani vijmë tek pozita se cfarë duhet të sakrifikojmë. Të gjithë po sakrifikojmë, qoftë shkolla, qoftë gastronomia. Dihet se mësimi online po shkatërron gjenerata. Nëse dalim për ditë dhe shohim se edhe ato pak masa nuk janë respektuar. E kemi sjellë vetë këtë gjendje. Muzika e gjallë është e ndaluar. Edhe tubimet në restorante”, shtoi Sejdiu. /GE/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close