Sondazhi i Ora News nxjerr fituese mazhorancën

ATSH/ Me afrimin e datës së zgjedhjeve, PS ka thelluar diferencën me PD ndërsa LSI ka pësuar një ulje të ndjeshme.

Në sondazhin e Antonio Notos publikuar në Ora News sot në mbrëmje, qytetarët janë pyetur nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill se kush mendon se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri.

Sipas sondazhit, 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.

Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar. Ndërsa për LSI sipas sondazhit ka një shifër tejet të ulët prej 0.8%.

Siç raporton Ora News, LSI ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.

16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close