Bavaria siguron 2,5 milionë doza Sputnik V

ATSH-DPA-AFP/ – Landi më i madh gjerman i Bavarisë ka siguruar 2,5 milionë doza të vaksinës ruse antiCovid-19 Sputnik V, madje edhe para se autoritetet mjekësore europiane të autorizojnë përdorimin e saj.

Kryeministri bavarez Markus Soeder njoftoi se shteti do të nënshkruajë një parakontratë me një firmë prodhimi në qytetin Illertissen.

“Sapo të autorizohet përdorimi në Bashkimin Europian, Bavaria do të marrë më pas dozat e porositura”, tha Soeder.

“Sputnik V është një vaksinë shumë efikase dhe është gjë e mirë dhe e drejtë që tani kemi siguruar këtë mundësi”, theksoi ministri bavarez i Shëndetësisë, Klaus Holetschek.

Qeveria gjermane deri më tani ka thënë se dëshiron të presë që EMA të marrë një vendim para se të hyjë në diskutime për blerjen, por Berlini është shfaqur si një nga avokatët kryesorë të kësaj vaksine në Europë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close