KALAJA E ULQINIT

Kjo kala, ku secili gur mund të flasë për një të kaluarë të bujshme, është ndër më të vjetrat dhe më atraktivet në këtë pjesë të Mediteranit. , shumë më parë se kur është filluar të shkruhet historia.

Sipas Plinit (të vjetër) në shekullin V p.e.r. themelohet Kalaja me emrin Olcinium. Muret e vjetër “qiklope” në hyrje dëshmojnë për vjetërsinë disa mijëravjeçare të sajë. Secila pëllëmbë e kësaj hapsire flet për një të kaluar të famshme, për një histori të bujshme të këtij vendbanimi. Shumë gërmadha arkeologjike flasin për këtë kështjellë si për një vendbanim me civilim të lartë, me një portë dhe me një flotë të famshme, e cila e ka lidhur Ulqinin me botën e njohur antike. Shumë të njohur e të panjohur që jetuan dhe vepruan këtu lanë gjurmët e një civilizimi me të cilin gjeneratat e sotme mund të krenohen.

As pas luftrave romako-ilire ( 269-268 ) në Kala nuk u ndërrua substanca ilire. Romakët në Ulqin kanë sjellë veteranët të cilët gëzonin po ato të drejta civile dhe qytetare, si në qytetet tjera të Perandorisë Romake.

Periudha më e errët e Kalasë është në shekullin VII-XI me ardhjen e sllavëve në Gadishullin Ballkanik. Mirëpo gjatë gjithë kësaj periudhë ajo ruajti identitetin e vet dhe gëzoi një autonomi edhe kur Zetën e pushton Stefan Nemanja me 1183. Mbishkrimet në monumentet kulturo – historike dëshmojnë për këtë. Deri me 1403 mbizotëruese ka qenë feja katolike, të cilën e kanë pranuar edhe pushtuesit sllavë. Ka të dhëna që flasin se Kalaja prosperitetin më të madh ekonomik në historinë e saj e arriti në kohën e Ballshajve (1363-1421). Gjergj Ballsha ndërton pallate të ndryshme dhe kisha. Në Kullën e Ballshajve ka jetuar dhe vepruar reformatori i Talmudit, i famshmi Sabatej Cevi, në kohën e sundimit Osman, i cili në vitin 1666 kalon në Islam dhe me emrin e tij Mehmet Efendija jeton deri në vdekje, me 1676.

Në vitin 1421 Kalaja kalon nën Venedikun dhe pa dyshim e humb rolin dhe vlerën të cilën e ka patur më parë. Mbetet si një kështjellë e fortifikuar me bedena por pa rëndësi politike në këto vise.

Me 1571 Ulqini bie nën Perandorin Osmane, nën sundimin e të cilës mbetet deri në Kongresin e Berlinit me 1878. Gjatë kësaj kohë feja e re- islami- e ndryshon mënyrën e jetesës në Ulqin, kurse qyteti përjeton një zhvillim të madh ekonomik. Vendoset një garnizon ushtarak në pjesën e Citadellës në Kala, i cili dirigjon me jetën e qytetit. Ndërtohen shumë objekte fetare dhe civile, rindërtohen muret dhe bedenet e Kalasë.

Piratët ulqinak kanë pasur marrëdhënie të forta me Piratët Algjer dhe nga këto vende shpeshherë janë kthyer me robë lufte, zezakë, të cilët i kanë shitur në Sheshin e Skllavëve ose Pazarin e Qytetit, siç e kanë quajtur kalalitë. Sot në Ulqin ende ka familje zezake të cilët e kanë prejardhjen nga ajo periudhë.

Me rëndësi është të përmendim se Piratët ulqinakë në Ulqin kanë sjellë edhe shkrimtarin e famshëm M. de Servantesin, i cili si rob lufte ka jetuar 5 vjet në Kala. Për kuriozitet po e krahasojmë emrin e Ulqinit të asj kohe Olcinium me atë të dashnores së Don Kishotit, Dolçinejën. Ndoshta një kalaleshë e bukur ka qenë inspirim për personazhin e romanit të Servantesit .

Me ardhjen e turqve u përhap besimi i ri islam, por u ruajt identiteti shqiptar i ulqinakëve. Këtë e dëshmon edhe Arnold von Harfi, i cili me ardhjen e tij në Kala dëgjon dhe shënon fjalët e para shqipe.

Dy vjet pas Kongresit të Berlinit, me 1880 Ulqini i dorëzohet Malit të Zi me presion të Fuqive të Mëdha.Kështu, Kalaja ka përjetuar pushtues të ndryshëm, të cilët i lanë gjurmët e veta. Po ashtu gjurmë lanë edhe tërmetat e shpeshtë, sidomos ai i fundit me 1979, i cili la pasoja të rënda.

/Monuments of Albania

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close