Kancelarja Merkel thirrje Rusisë të reduktojë trupat ushtarake në kufirin ukrainas

ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Rusisë të reduktojë praninë e saj ushtarake në rajonin kufitar me Ukrainën, në një intervistë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Të dy udhëheqësit folën për “forcimin e pranisë ushtarake ruse në Ukrainën lindore”, sipas një deklarate nga qeveria gjermane dhe “kancelarja kërkoi që këto përforcime të ulen me qëllim uljen e tensioneve në rajon”.

Kremlini, nga ana e tij, tha në një deklaratë se Putin dhe Merkel “janë të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve” në konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit bënë kështu thirrje “për përmbajtje dhe aktivizim të procesit të negociatave”, sipas Moskës, ndërsa bisedimet e paqes të cilat bashkojnë Ukrainën dhe Rusinë, me ndërmjetësimin franko-gjerman, janë në një ngërç./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close