Kosova dhe Izraeli me mundësi të mëdha të thellojnë bashkëpunimin

Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë bashkëpunimin pas njohjes reciproke.

Koloneli Golan Vach- këshilltar për gatishmërinë emergjente dhe reagimin ndaj  katastrofave në Izrael, tha për RTK se nuk ka pas përvojë më parë me punët në Kosovë.

Ai vlerësoi se është një përvojë e mirë që vjen në Kosovë dhe sheh mundësi për bashkëpunim.

Kurse Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael),  tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

“Erdha para tre muajve, pas marrëveshjes mes dy shteteve. Kemi hapur zyrat, jemi të fokusuar për bashkëpunim në turizëm dhe siguri”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij janë duke i bërë studimet për tregun e Kosovës.

Ai bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close