Kryesindikalisti i Sektorit Privat Azemi kërkon takim me Kurtin

Jusuf Azemi shpreson që kontrata për pagën minimale prej 350 euro të sektorit privat ta nënshkruajë me 1 maj kryeministri Kurti, siç ka premtuar gjatë fushatës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme. Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se pret që që vendimi të nënshkruhet me 1 maj.

“Ne zyrtarisht kemi bërë kërkesë për takim. Unë e kuptoj që kryeministri vetëm sa ka ardhur dhe nuk do të jemi prioritet ne po shpresojmë që javën e ardhshme do të ulemi të bisedojmë. Ne gjithherë po thirremi në atë që kryeministri i Kosovës vitin e kaluar ka premtuar që paga e punëtorëve të sektorit privat të jetë 350 euro”.

“Andaj unë e inkurajoj kryeministrin e Kosovës që ndoshta do të jetë një ditë simbolike që kjo pagë të nënshkruhet me datën 1 maj që do të jetë edhe dita e punëtorëve që këtyre punëtorëve të iu japë fuqi dhe vullnet për punën që janë duke bërë”.

Sipas tij, rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë, raporton EO.

Tutje, ai tha se tani punëtorët e sektorit privat po e paguajnë faturën e atyre të cilët po luftojnë për pushtet.

“Pikërisht tash kur filluan edhe rastet të bien shifra nga 1 000 të infektuar të bie në 400 të jep një sinjal se jemi duke shkuar në rrugë të mbarë dhe pikërisht po kjo qeveri e sjelli gjendjen deri tash. Tani ne po e paguajmë faturën e njerëzve të cilët luftojnë për pushtet”, tha Azemi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close