Kryetari i Kuvendit, Konjufca: Zvicra një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Thomas Kolly me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai ka falënderuar ndërkaq ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close