Ndryshe s’më merr gjumi…as ty!

Veç mos m’vet mu
ku me shku!
Thujma atë fjalën
që s’blehet me rrenë
e nisu për në vetmi.

Unë t’njoh ty
por vetëm kur je me dëshirën për mua.
Ndryshe s’më merr gjumi
…as ty.

Atje mos i grrith macat
për të mposhtur idhnimin
pse je një
e s’jemi dy.

Prandaj,përktheje Shekspirin
e më shiko drejt në sy
aty dhe vetëm aty do ta gjesh
nëse të njejtën ëndërr mund ta shohim ne të dy!?

/Xhelil Arifi /08 prill 2021

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close