Presidentja Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun slloven,Pahor

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj slloven Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në takim u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, ndërsa Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit slloven për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close