Ambasada britanike: Sukses i jashtëzakonshëm i nëntogeres Bunjakut

Dy kadetë të FSK-së, nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu, sot do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar

Nëntoger Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe, është shprehur e emocionuar për suksesin e nëntoger Bunjaku.

“Ajo triumfoi përballë një konkurrence shumë të fortë për të fituar çmimin, e cila reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të jashtëzakonshme, Iliriana!”, shkruan në urimin e Ambasadës britanike.

Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjenerali Sir Nicholas Carter.

“Ky është një moment jashtëzakonisht krenar për ne dhe demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së”, vijon ambasada.

Deri më sot Mbretëria e Bashkua ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close