Biden: Koha për t’i ndaluar përgjithmonë armët

ATSH-DPA/ – Mjaft më me lutje, është koha e veprimit për të ndaluar njëherë e përgjithmonë dhunën nga armët, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden duke kujtuar masakrën e orëve të fundit në Karolinën e Jugut, ku u vranë pesë vetë, përfshirë dy fëmijë.

“Ne duhet të ndalojmë shitjen e pushkëve të stilit ushtarak të cilat janë armët përgjegjëse për masakrat më serioze në Amerikë”, është apeli i nisur nga Joe Biden.

Biden pastaj ftoi antarët e Senatit të miratojnë dy ligje mbi shtrëngimin dhe kontrollet se kush mund të blejë armë.

Presidenti amerikan përsëriti apelin për të miratuar të ashtuquajturit ”ligjet e flamujve të kuq”, që lejojnë qytetarët të drejtohen në gjykatë për kërkimin e heqjes së armëve nga duart e njerëzve të cilët përfaqësojnë një rrezik për të tjerët ose për veten e tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close