Dosjet dhe bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-ës

Sipas disa të dhënave jozyrtare, gjatë periudhës së komunizmit (por edhe më vonë, Sigurimi i Shtetit) UDB-a maqedonase vetëm për shqiptarët, të konsideruar si elemente armiqësor, kishte hapur rreth 4 mijë dosje (në këtë numër nuk u përfshinë dosjet e hoxhallarëve dhe të atyre shqiptarëve që ishin nga viset tjera të ish Jugosllavisë, por që për shkaqe të ndryshme qëndronin në Republikën e atëhershme të Maqedonisë). Në këto 4 mijë dosje të 4 mijë shqiptarëve (gjithnjë sipas të dhënave jozyrtare) figurojnë rreth 22 mijë bashkëpunëtore shqiptarë të UDB-ës, që kishin pasur si detyre t’i përcjellin të dyshuarit, përkatësisht “armiqtë” shqiptarë dhe të informojnë për ta në zyrat e UDB-ës.
Natyrisht, një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin me dosje akoma janë gjallë, siç janë gjallë edhe shumë prej atyre që bashkëpunuan me UDB-ën (dhe pak më vonë edhe me Sigurimin e Shtetit). Me siguri shumica prej këtyre të fundit janë në gjendje të mirë dhe, nëse jo ata, fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të konsiderueshme, duke qenë “aktivë” në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e kështu me radhë. Shoqëria shqiptare në Maqedoni e Veriut, fatkeqësisht akoma nuk e ka ndarë shapin prej sheqerit, ndaj dhe jemi aty ku jemi. Disave kungulli vazhdon t’u shkojë mbi ujë e disave edhe gjeli vazhdon t’u bëjë vezë…/Shkelzen Halimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close