Kryetari i Kuvendit, Konjufca: Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ditës së Kushtetutës.
Ai ka thënë se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem dhe është vetë shteti.
Konjufca shtoi se misioni parësor i Kushtetutës është ruajtja e vlerave themelore demokratike, sigurimi i stabilitetit dhe forcimi i drejtësisë.
“Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë”.
Në fund, ai theksoi se i përulen me respekt sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë.
Comments are closed.