Ministria e Shëndetësisë:Thashetheme raportimet se vaksinave do t’u del afati

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet të krijohet panik për shkak të thashethemeve se vaksinat do të mbesin pa u dhënë për shkak se do t’iu del afati i përdorimit.

“Ju lusim që të mos u japin rëndësi thashethemeve. Kosova ka 24,000 doza në administrim e sipër dhe tema që do t’i dalë afati ndonjë doze pa u përdorur është krejt e palogjikshme”, ka thënë Ministria.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka thënë Klankosova.tv se secili kontingjent i vaksinave të dërguara ka afat të skadimit.

“Në secilin “batch” kontingjent të vaksinave pavarësisht prodhuesit ka afat të skadimit. Nga momenti i prodhimit është çështje muajsh. Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë afat rreth gjashtë muaj duke respektuar zinxhirin e ftohtë për paketime origjinale dhe në temperaturën adekuate”.

Vaksinat që erdhën në Kosovë janë prodhuar në muajin mars dhe kanë arritur në vend në po këtë muaj.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close