Republika e Kosovës, pjesë e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) arritën një sukses të përbashkët, duke inkuadruar Republikën e Kosovës në raportin kredibil botëror të Forumit Ekonomik Botëror – “Indeksi Global i Konkurrueshmërisë”, në të cilën pasqyrohet gjendja reale e ambientit të të bërit biznes.

Si partner institucional i Forumit Ekonomik Botëror OEMVP, inicioi procedurën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në këtë raport të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë. Oda e Afarizmit të Kosovës, si partner strategjik i OEMVP-së, për Republikën e Kosovës do të realizojë anketën me drejtorët ekzekutivë të kompanive, si pjesë përbërëse e raportit. OEMVP, fillimisht do të jetë ndërmjetësues mes OAK-së dhe Forumit Ekonomik Botëror në realizimin e anketave dhe aktiviteteve të nevojshme për këtë raport.

Bashkëpunimi i ndërsjellë mes OAK-ut dhe OEMVP-së, në rastin konkret, dëshmoi që me profesionalizëm dhe angazhim maksimal mund të arrihet një sukses i madh si ky. Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të komunitetit afarist shfaqet si një nga aspektet kyçe të sistemit ekoafarist, ndërsa krijimi i ambientit të të bërit biznes si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit. Raporti në fjalë paraqet një udhërrëfyes për definimin e politikave ekonomike zhvillimore për të dy shtetet tona. Në këtë mënyrë Odat që ne përfaqësojmë japin një kontribut të jashtëzakonshëm për sjelljen e këtij raporti që mund të paraqet bazat e definimit të politikave makro-ekonomike dhe legjislacionit të nevojshëm për bizneset.

Forumi Ekonomik Botëror i cili përgatit raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë, siguron të dhëna relevante dhe bën vlerësimin e konkurrueshmërisë, produktivitetit si dhe prosperitetit të shteteve. Ai është i ndarë në 12 shtylla dhe deri më sot ka numëruar 141 shtete pjesëmarrëse.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close