Në Kosovë vaksinimi i popullatës është paraparë të ndodhë në tri faza

Në asnjërën prej tyre nuk janë paraparë gazetarët. Megjithëkëtë, Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radio Kosovën se ende nuk dihet me saktësi nëse gazetarët do të jenë në fazën e dytë ose të tretën, duke qenë që edhe gazetarët bien në grupmoshat e ndryshme.

Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë kohë më parë kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë realizimin e planit në tri faza. Në asnjërën prej tyre nuk parashihen gazetarët.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radio Kosovën se ende nuk e kanë shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të komunitetit të gazetarëve, ndonëse ka mundësi që ata të jenë në fazën e dytë ose të tretë të raundit të vaksinimit të përgjithshëm.

‘’Nuk mund ta them me saktësi nëse do të jenë në fazën e dytë ose të tretën, duke qenë që edhe gazetarët bien në grupmoshat e ndryshme. Andaj pa e përjashtuar mundësinë si kategori e veçantë të vaksinohen në fazën e dytë’’, tha Hoti.

Gazetari Bujar Vitija, i cili mbulon sektorin e shëndetësisë, tha se gazetarët duhet të trajtohen me prioritet dhe t'u mundësohet qasje në vaksinim në momentin që kjo është e mundshme nga Ministria e Shëndetësisë.

‘’ Plani shtetëror i imunizimit parasheh vaksinimin e grupeve të rrezikuara direkt nga Covid-19. Sigurisht që prioritet duhet të kenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Por konsideroj që edhe gazetarët duhet të trajtohen me prioritet dhe t'u mundësohet qasje në vaksinim në momentin që kjo është e mundshme nga Ministria e Shëndetësisë. Jo pse gazetarët duhet të gëzojnë privilegj, por për shkak të punës së tyre në terren, duke u përballë vazhdimisht me rrezikun e infeksionit’’, tha Vitija.

Ndërkaq për ata persona, që e kanë tejkaluar tashmë sëmundjen e COVID-19, nuk ka ndonjë të dhënë shkencore që nuk do të mund të vaksinohen.

‘’ Ata që e kanë kaluar covidin, ata mund të presin një kohë, bëhet fjalë për ata që kanë krijuar antitrupa, por nuk ka ndonjë rregull shkencor që i përjashton ata nga vaksinimi. Kjo për shkak se vaksina përpos që jep një lloj imuniteti aktiv, ia rrit edhe memorien imunologjike atij që vaksinohet‘’, tha Hoti.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paralajmëruar se do t’u drejtohet institucioneve kompetente, në mënyrë që gazetarët në Kosovë, të trajtohen me prioritet kur është në pyetje imunizimi i tyre kundër koronavirusit.

Sidoqoftë faza e parë parasheh vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike.

Faza e dytë do të përfshijë grupmoshat mes 65-79 vjeç, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë tëpërfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19, që përbëjnë 306.000 ose 17 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërsa në fazën e fundit, në plan parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Autor: Ariana Kasapolli

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close