Presidentja Osmani merr telegrame urimi nga liderë evropianë e botërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ai ka uruar zonjën Osmani dhe popullin e Kosovës për prosperitet.

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane. Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë.

Telegram urimi në adresë të Presidentes Osmani ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah. Ai ka shfaqur shpresën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të të dy popujve.

Edhe Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka uruar Presidenten Osmani, me dëshirën që Kosova të ketë sa më shumë progres.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, në telegramin e urimit ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zonjës Osmani.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close