Vaksinimi antiCovid-19 ul 92% numrin e viktimave

ATSH-DPA/ – Britania e Madhe nuk ka më rekordet europiane në renditjen e trishtuar të vdekjeve nga Covid-19 në raport me popullsinë.

Falë vaksinimit, ishulli pati vetëm 53 vdekje dhe vetëm 3 030 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me 38 milion të vaksinuar, përveç regjistrimit të 92% më pak vdekjeve.

Pas BM vjen Italia, ndërsa Spanja është një hap larg sa i përket përqindjes së viktimave.

Më keq janë Republika Çeke, Hungaria, Bullgaria, Belgjika dhe Sllovenia.

Britania e Madhe aktualisht ka 127 000 viktima në mbi një vit pandemi, thënë ndryshe 1 863 vdekje për një milion banorë, një proporcion i ngjashëm me atë të SHBA-së.

Në Europë, Republika Çeke është sot në 2 561 vdekje për një milion banorë, Hungaria 2 352, Bullgaria në 2 032, Belgjika 2 004, Sllovenia 1 971 dhe Italia 1 869.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close