Është konstituar Komisioni për qeverisje lokale

Komisioni për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij

Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kici – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.

Kici – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.

“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kici – Xhelili.

Ndërsa, Besnik Tahiri  tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.

“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”,  tha Tahiri

Përbërja e komisionit:

Kryesuese,  Doarsa Kici Xhelili

Nënkryetari , Mergim Lushtaku

Anëtarët e Komisonit:

Besnik Tahiri

Agim Veliu

Igor Simiq

Besim Muzaqi

Nijazi Isaku

Valon Ramadani

Fitim Haziri

Floretë Zejnullahu

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close