Lumir Abdixhiku (LDK) publikon fotografi nga takimi me presidenten, tregon çfarë folën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se biseduan për temat me interes kombëtar.

Ai theksoi se LDK-ja do të përkushtohet në bërjen e Kosovës, vend që kemi ëndërruar përherë.

“Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”, ka shkruar Abdixhiku.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close