Merkel, Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj nga rajoni.

Njoftimi për biseden e dy liderëve është bërë nga ana e zyrës së kancelares Merkel.

Gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se NATO-ja i bën thirrje Rusisë të "ndalojë provokimet ".

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bahskuara do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer më herët akuzoi Rusinë për përpjekjen e saj që të rrisë tensionet përgjatë kufirit.

Në Uashington, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, i tha një komiteti të Senatit të SHBA-së, që situata duhet të merret seriozisht nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Rusia ka këmbëngulur se ajo dërgoi trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të "kërcënimeve" nga aleanca transatlantike NATO.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende.

Moska gjithashtu mbështet separatistët në një luftë kundër forcave të qeverisë ukrainase. Deri më tani janë vrarë më shumë se 13.000 njerëz në Ukrainën Lindore.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close