Ministria e Infrastrukturës anulon tenderin 44 milionësh

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka anuluar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Hysen Durmishi, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës ka paralajmëruar anulime të shumë vendimeve që u morën nga qeveria Hoti.

Ai në një konferencë për media ku njoftoi për anulimin e dy vendimeve tha se priten të anulohen edhe shumë të tjera.

Madje ai akuzoi ministrin e kaluar, Arban Abrashin se ka nënshkruar vendime edhe në ditën e fundit kur u votua qeveria Kurti, e sipas tij këto vendime nuk kanë orë dhe nuk dihet nëse janë marrë para apo pas votimit të qeverisë së re.

“Kjo përmirëson dukshëm mbarëvajtjen e procesit të testimit sepse eliminohet faktori njeri në këtë proces dhe rrjedhimisht eliminohet edhe keqpërdorimet eventuale. Gjithashtu po punojmë që edhe qendrat regjionale të modernizohen sa më parë që është e mundur. Këto dy vendime të cilat i kemi marrë pos ndërprerjes se keqpërdorimeve dhe praktikave të tjera kanë për qëllim edhe sigurinë e qytetarëve në rrugë dhe në komunikacion. Në njërën anë po synojmë përmirësimin e ndërtimit të një baze dhe në anën tjetër pajisja me patent shoferë të bëhet në baza meritore dhe jo korruptive. Ne tani jemi në fazën e rishikimit të shumë vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe shumë prej tyre do të anulohen ditëve në vijim. Pra ato që nuk janë në përputhje me ligjin dhe ato që nuk kanë asnjë mbulesë financiare e që janë shumë prej tyre. Ka vendime që janë marrë edhe në ditën e fundit të qeverisë, ditën kur është votuar qeveria, vetëm se në to nuk shkruan ora dhe nuk dihet saktë se a është nënshkruar para apo pas vendimit të qeverisë së re”, ka thënë Durmishi.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close