OBSH: Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve në nivelin më të ulët në Europë

ATSH-AFP/ – Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve për shkak të COVID-19 në Europë ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në rreth 30%, në sajë të vaksinave, tha drejtori rajonal i OBSH, Hans Kluge.

“Në dy muajt e fundit, tendenca midis personave mbi 80 vjeç ka devijuar nga tendenca e vërejtur në të gjitha grupmoshat e tjera, që mund të jetë për shkak të vaksinimit të pjesës më të madhe në këtë grup me rrezik të lartë”, tha Kluge në një konferencë virtuale për shtyp nga Athina.

“Numri i vdekjeve të personave mbi 80 vjeç ka rënë gradualisht në rreth 30%, niveli i më i ulët që nga fillimi i pandemisë,” shtoi ai.

Në mes të janarit, ishte ende 62%, niveli i tij më i lartë, sipas degës së OBSH-së në Europë.

OBSH vazhdon të bëjë thirrje për vigjilencë pasi 160 raste të reja raportohen mesatarisht çdo minutë në të gjithë rajonin, sipas të dhënave të saj.

Sipas të dhënave zyrtare, në BE, 16,9% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon të bëjë thirrje për përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

“Aktualisht, rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut është shumë më i lartë për dikë të sëmurë me COVID-19, sesa për dikë që ka marrë vaksinën AstraZeneca”, vuri në dukje Kluge.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close