Sot vaksinohen personat e moshës 75-79 vjeç në Prishtinë

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.

Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close