Ministri Vitia: Informatat e publikuara për vaksinat nuk tregojnë të vërtetën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media ka thënë se informatat e publikuara për vaksinat janë të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën.

Ai tha se shkelja e konfidencialitetit rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve.

“Jemi përfshirë në kohën e fundit në një diskutim publik, i cili është i kufizuar nga një nivel i lartë i konfidencialitetit e që nuk është përcaktuar nga ne dhe është njësoj në secilin vend të botës që po kalon në këtë proces.

Shkelja e këtij konfidencialiteti, rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë edhe besimin edhe durimin e të gjithë juve. Jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur. Por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip professional, i fokusuar dhe ka bërë progres të konsiderueshëm.

Çdo veprim i imi e sidomos i Komisionit është në përputhshmëri me ligjin. Për këtë do të bindeni së shpejti. Siç e thash edhe të premten: Unë nuk mund të jap detaje të këtyre negociatave, sepse procesi i negocimit është i mbrojtur.

Informatat e publikuara janë informata të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën. Publiku tashmë ka marrë edhe një përgjigjie direkte nga kompania, por asaj përgjigjie as sonte fatkeqësisht asgjë nuk kam për t’i shtuar”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close