Armin Laschet - kandidat i unionit CDU/CSU për kancelar

Besniku i Angela Merkelit, Armin Laschet, i cili që nga janari është në krye të CDU-së, do të jetë kandidati i CDU/CSU për kancelar në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator.

Kryetari i CSU Markus Söder njoftoi në Mynih se ai heq dorë nga kandidatura për kancelar i unionit CDU/CSU dhe se kandidati i unionit CDU/CSU për kancelar në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator do të jetë Armin Laschet.

Markus Söder ishte rivali më i fortë i Armin Laschet brenda unionit konservator CDU/CSU për kandidat për kancelar.

Anëtar besnik i partisë

Nga viti 2012 Armin Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesit/es aktual/e të partisë. Deri në vitin 2018, Angela Merkel dhe pasuesja e saj Annegret Kramp-Karrenbauermund të mbështeteshin tek zëvendëskryetari i partisë. Kur Merkeli në vitin 2015 u përball me stuhi politike në Gjermani për shkak të politikës ndaj refugjatëve, Laschet mbeti një nga shoqëruesit më besnikë dhe bashkëpunëtor i kancelares.

Laschet i lindur në Aachen e njeh mirë politikën. Para 30 vjetësh ai ka punuar si i ri në ekipin e presidentit të atëhershëm federal. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari u bë pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian.

Suksese dhe dështime

Nga viti 2010 Laschet është pjesë e parlamentit Renani-Veriore Vestfali. Aty ai arriti në vitin 2017 të fitojë zgjedhjet e landit dhe krijojë një koalicion me partinë, FDP. Krahas sukseseve, politikanit të CDU-së i është dashur të përballet edhe me dështime.

Në vitin 1998 ai humbi mandatin e drejtpërdrejtë në Bundestag, dhe në vitin 2010 humbi përballë Norbert Röttgenit në konkurrencën për postin e kryetarit të CDU-së së landit. Tani 11 vite më vonë Laschet garon në nivel federal./dw

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close