21 Prill 753 P.E.S – Themelohet qyteti i Romës

Sipas legjendës, më 21 prill 753 Para Erës Sonë, Romuli dhe vëllai i tij binjak, Remi, themeluan qytetin e Romës në vendin ku kishin pirë dikur qumësht nga gjiri i ulkonjës, që i gjeti të braktisur anash një lumi. Në fakt, miti i Romulit dhe Remit zë fill diku në shekullin IV P.E.S, ndërsa data e saktë e themelimit të Romës, u përcaktua nga studiuesi romak Mark Terenc Varro në shekullin I P.E.S
Sipas legjendës, Romuli dhe Remi ishin fëmijët e Rea Silvias, bijës së Mbretit Numitor të Alba Longa. Alba Longa, ishte një qytet mitik i vendosur në juglindje të kodrave Albane, aty ku do shtrihej më vonë Roma. Para lindjes së binjakëve, Numitor u rrëzua nga froni nga vëllai i tij më i vogël Amuli, i cili e detyroi Rean të bëhej një virgjëreshë, në mënyrë që të mos lindte pretendentë për frouin.
Megjithatë, Rea u mbars nga Zoti i Luftës Marsi, dhe lindi Romulin dhe Remin. Amuli urdhëroi mbytjen e dy foshnjave në lumin Tiber, por ato mbijetuan kur rrjedhja i nxori në breg, buzë kodrës Palatine, ku u ushqyen nga një ulkonjë derisa u gjetën nga bariu Faust.
Pasi u rritën nga Fausti dhe gruaja e tij, binjakët u bënë më vonë udhëheqës të një grupi luftëtarësh të rinjsh, që ishin barinj në profesion. Pasi mësuan identitetin e tyre të vërtetë, ata sulmuan Alba Longën, vranë Amulin e lig, dhe e rikthyen në fron gjyshin e tyre.
Binjakët vendosën më pas të themelonin një qytet pikërisht në vendin ku ishin shpëtuar nga ulkonja kur ishin ende foshnje. Por gjatë ndërtimit, ata u përfshinë në një sherr midis tyre, dhe Remi u vra nga vëllai i tij Romuli, që u bë sundimtar i një vendbanimi që u quajt Roma pas vdekjes së tij. Për të populluar qytetin e tij, Romuli u ofroi strehë të arratisurve dhe të internuarve.
Megjithatë, Romës i mungonin gratë, ndaj Romuli ftoi fisin fqinj të Sabinëve në një festival, dhe i rrëmbeu gratë e tyre. Kjo shkaktoi një luftë, por gratë Sabine ndërhynë për të parandaluar që burrat e fisit të tyre të pushtonin Romën. U nënshkrua një traktat paqeje, dhe komunitetet u bashkuan nën sundimin e përbashkët të Romulit dhe mbretit Sabin, Titus Tatius.
Vdekja e hershme e Tatiusit, ndoshta e shkaktuar nga Romuli, e la këtë të fundit në krye të mbretërisë. Pas një sundimi të gjatë dhe të suksesshëm, Romuli vdiq në rrethana të panjohura. Shumë romakë besonin se ai u shndërrua në një Perëndi, dhe për këtë arsye ata e adhuronin si hyjnia Kuirinus.
Pas Romulit, Roma pati 6 mbretër të tjerë, kur 3 të fundit besohej të ishin etruskë. Rreth vitit 509 P.E.S, u themelua Republika Romake. Në shekullin IV para Krishtit, Roma filloi të zgjerohej brenda gadishullit italian, duke ndërtuar gradualisht në një ndër perandoritë më të mëdha të të gjitha kohërave.
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close