Falë IA mund të ”bisedohet” edhe me Ajnshtajnin

ATSH-ANSA/ – Fizikani me famë botërore Albert Ajnshtajn ”bëhet” digjital dhe zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale (IA), sipas rezultatit të eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

Të dy kompanitë, Aflorithmic, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio, dhe UneeQ, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale.

”Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës digjitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe punën shkencore të Ajnshtajnit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikanin e famshëm”, specifikojnë ata.

Kompanitë filluan me regjistrime historike të zërit të Ajnshtajnit.

Një zë i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman.

Të dy kompanitë sqarojnë se ata kanë zgjedhur figurën ikonike të Ajnshtajnit “për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin shumë do të donin t’i bënin pyetje nëse mund ta kishin takuar personalisht”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close