Protesta pro Navalnyt në më shumë se 160 qytete të Rusisë

ATSH-DPA/ – Mbështetësit e kritikut të Kremlinit planifikojnë të sfidojnë autoritetet dhe të organizojnë sot protesta në të gjithë Rusinë për të kërkuar kujdes mjekësor dhe shpëtuar jetën e liderit të sëmurë, Alexei Navalny.

Ekipi i Navalny tha se shëndeti i 44-vjeçarit po përkeqësohet me shpejtësi, në kampin e burgut ku ai po mbahet.

Ata kanë njoftuar protesta në më shumë se 160 qytete ruse për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e tij dhe po u bëjnë thirrje autoriteteve të burgut që ta lejojnë atë në qasje te mjekët.

Figura kryesore e opozitës, e cila mbijetoi me vështirësi një atentat vitin e kaluar, ankohet për dhimbje të forta shpine dhe paralizë në duar dhe këmbë.

Për të protestuar ndaj mungesës së kujdesit mjekësor, ai hyri në një grevë urie rreth tre javë më parë.

Në disa qytete ruse, autoritetet mbyllën qendrat urbane përpara protestave të planifikuara.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close