SpaceX përgatitet për dërgimin e katër astronautëve drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

/ATSH-AFP/ – SpaceX do të dërgojë katër astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për misionin e dytë rutinë që kur SHBA-ja rifilloi fluturimet drejt hapësirës, dhe për herë të parë me një europian në bord, francezin, Thomas Pesquet.

Fluturimi është parashikuar më 22 prill në orën 06:11 (10:11 GMT) që nga qendra hapësinore Kennedy në Florida.

Misioni i quajtur Crew-2 përfshin dy astronautë amerikane, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, japonezin, Akihiko Hoshide dhe Thomas Pesquet nga Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).

Të gjithë kanë qenë tashmë në hapësirë.

Agjencia Europiane e Hapësirës nga ana e saj e mbiquajti misionin “Alpha”, duke iu referuar Alpha Centauri, sistemit yll më afër sistemit tonë diellor.

SpaceX, themeluar nga Elon Musk, iu bashkua NASA-s për transportin hapësinor në një kohë kur kapsula Starliner e Boeing akumuloi vonesa në fluturimet e saj provë.

Suksesi në maj 2020 i fluturimit të parë provë të drejtuar nga SpaceX theu monopolin rus në fluturimet për në ISS dhe u ktheu amerikanëve aftësinë për të përmbushur këtë arritje, pasi programi i anijes hapësinore “Shuttle” përfundoi në 2011.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close