Facebook ka ndaluar një fushatë spiunimi të inteligjencës palestineze

Kompania Facebook tha të mërkurën se ka çaktivizuar llogaritë e përdorura nga organizata e brendshme e inteligjencës palestineze për të spiunuar gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët politikë.

Këto operacione të spiunazhit “të motivuara politikisht", sipas Facebook-ut, janë bërë nga krahu kibernetik i Shërbimit të Sigurisë Parandaluese Palestineze (PSS), e cila është besnike ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Operacionet shënjestruan reporterët, aktivistët dhe disidentët palestinezë, si dhe grupe të tjera në Siri dhe gjetkë në Lindjen e Mesme.

Raporti u lëshua përpara zgjedhjeve të rëndësishme legjislative palestineze që janë planifikuar të mbahen muajin e ardhshëm.

Duke operuar nga Bregu Perëndimor, fushata u bë përmes virusëve të infiltruar në pajisjet Android dhe qëllimi i të cilëve ishte që të mbledhin informacione, duke përfshirë "regjistrat e thirrjeve, vendndodhjen, kontaktet dhe mesazhet me tekst", tha raporti.

Raporti gjithashtu vuri në dukje ato që ai i quajti "operacione spiunazhi kibernetik" nga i ashtuquajturi grup Arid Viper.

Ekspertët e pavarur thonë se grupi ka filluar sulme kibernetike nga Gaza drejt Izraelit që nga viti 2013.

Shënjestra e Arid Viper kësaj here nuk ishte Izraeli, por përkundrazi palestinezët.

Muajin e ardhshëm është paraparë të mbahen zgjedhjet palestineze në të cilat lëvizja Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas vihet përballë lëvizjes Hamas. Lëvizja Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, konsiderohet organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close