Kryediplomati gjerman thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas në lidhje me një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, tha se njohja e Kosovës nga Serbia është një nga elemente e zgjidhjes.

Ai, tha se në dialog duhet të ketë kompromise.

“Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përndryshe nuk do të realizohet. Duhet të ketë kompromise. Nuk dua të vë vija të kuqe, por e di që për rrethana historike do të jetë e vështirë dhe nuk dua ta ngarkoj procesin më teje. Dëshirojë që në fund të dialogut të ketë zgjidhje”, u shpreh ai.

Ai, gjithashtu tha se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë dhe se të njëjtat do t’i përcjell tek i ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë kam fiksuar mbështetjen të pakusht për dialogun dhe normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam dëgjuar temat që janë të rëndësishme për qytetarët në Kosovë dhe do t’i marrë me vete dhe këto t’ia përcjell Lajçak. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen”, u shpreh ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close