Mbi krimin në popullin tonë

Shkruar nga Fahri Xharra

– Mund të thuhet se bjerrja morale e etja për pushtet, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare, kështu që s`mbetet as energji e as vëmendje për të tjerat, na thoshte Kadare ne “Mbi krimin në Ballkan” ; dhe me të vërtetë si është në krye ashtu shkon edhe populli.

Por, populli nuk e ka hallin e pushtetit në shtet  , por e pengon dalja në sipërfaqe e  aleancave me dreqin që lidhen  me dijen apo mos dijen e pushtetit në shtet .

Krimi nuk ka atdhe , por krimi vepron në atdhe; e krimi më i madh është humbja e vetëdijes kombëtare , shoqërore , familjare dhe individuale e një populli shumë të vjetër. “Gjuajtja me gurë” ideologjik e porositur e një stuktureje të madhe shqiptare ; dëshira për mbisundim të një strukture tjetër e cila mbahet, financohet dhe vepron nga ata që nuk na duan ndryshe por vetëm si plaçkat e rreckosura , pa krenari dhe dinjitet është vetëm një vetëvrasje kolektive.

Përkundër asaj që shpesh bëhet pyetja se a është rastësi ky psiko-termet apo është një projekt i qëllimshëm , të gjithë tashmë e dimë se është kjo e dyta dhe se ndoshta do të jemi edhe viktimat e pavarrosura por të shqyera nga qenët endacak dhe se ky e paraqet rrezikun më të madh në historinë tonë  më të re.

Një gjë duhet kuptuar, një qëllim të mbrapshtë duhet pasur para sysh se e gjithë kjo lojë po luhet  me qëllim   ”Krye pyetja është cila ishte tradita, toponimia, onomastika, historia shqiptare  në brezat e kaluar sepse ekzistenca shqiptare dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan. Në të kundërt vetëm historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. “ ( E.Frrokaj )
Njëzet vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor na çliruan, hoxha i mjerë i lagjes se varfër të Prishtinës që përngjan aq shumë me Kandaharin (vetëm Gazi Baba, lagje shqiptare e Shkupit mund ti konkurroj në varfëri) i kërkon Papës të kthehet në islam! Kërkesa prej sherr budallai nuk është e paqëllimtë, as e thënë kuturu. Ashtu i kanë thënë të bëjë dhe ky hoxhë si argatë i shejtanit nuk ia huq asnjëherë kur është puna të bëjë sherr. Asnjë shqiptar në Kosovë nuk po e shijon parajsën e hoxhës, përkundrazi po e përjetojnë ferrin. Të rinjtë po ikin në Perëndim, dhjetëra prej tyre lan kokat nëpër kufi.
(G , Mehmetaj)

Por pushtetarëve as që i bëhet vonë, ata përpiqen t’i dëmtojnë shqiptarët, duke i lënë të izoluar nga bota, duke u përpjekur t’i kthejë në mesjetën otomane. Qëllimi , mbajtja e pushtetit. Pasojat , futje në humnerën e pa fundme të pakthyeshmerisë  .
Duke e ndjekur mllefin e pafund, të shoqëruar nga një injorancë e pafundme e një klani rimohuesish shqiptarë kundër kombit,
Kadare e ngre pyetjen: nga vjen gjithë ky duf? ndoshta dëshira e jonë që të  mbesim populli i vetëm pa komb , pa histori , pa gjuhë . Dufi është , por pritet që pushteti i shtetit më në fund t`i tregon dhëmbët  .

Fahri Xharra, Gjakovë

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close