Ministrja Gërvalla priti në takim kryediplomatin gjerman Maas

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Prishtinë homologun e saj gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral.

Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar Maas për vizitën e tij në Kosovë.

Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet në mes të dy vendeve, kryediplomatja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për të gjithë kontributin dhe ndihëm që Gjermania i ka ofruar Kosovës, nëpër të gjitha fazat e shtetëndërtimit.

Gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin e shkencën.

Kosovës u tha se do t’i ofrohet përkrahje për thellim të bashkëpunimeve bilaterale edhe në raport me shtetet e tjera të BE-së. Gjithashtu është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila është afër përmbylljes.

U nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptar u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close