Presidenti rus Vladimir Putin i tregon Perëndimit „vijën e kuqe“

Fjalë të qarta të kreut të Kremlinit: Perëndimi duhet të pranojë interesat e Rusisë për sigurinë. Në rast të kundërt përgjigja e Moskës do të jetë „e shpejtë dhe e ashpër“.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor tone të ashpra në adresë të Europës dhe të SHBA-së: Ai akuzoi Perëndimin se po bën përpjekje për përmbysje në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht ai paralajmëroi në rast se kapërcehet „vija e kuqe". "Organizatorët e çfarëdolloj provokimi, që kërcënon interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohen për veprat e tyre, ashtu siç nuk janë penduar prej kohësh", deklaroi Putin në fjalimin e tij vjetor në Moskë drejtuar kombit.

Paralajmërimi i Putinit vjen në kulim e përforcimit masiv të pranisë ushtarake ruse në afërsi të Ukrainës. Javët e fundit atje në mënyrë të përsëritur ka pasur shkelje të armëpushimit vendosur në konfliktin disa vjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të armatosura ukrainase. 

SHBA dhe aleatët i kanë kërkuar Kremlinit që të tërheqë trupat. Rezervat e Ukrainës dhe të Perëndimit në sfondin e përforcimit të trupave në rajon Moska i ka hedhur poshtë duke deklaruar, se askush nuk kërcënohet dhe se Rusia është e lirë t'i angazhojë forcat e veta të armatosura në territorin e saj. Njëkohësisht iu adresua një paralajmërim autoriteteve ukrainase, që të mos tentojnë të rivendosin me dhunë kontrollin në zonat e kryengritësve, sepse Rusia do ta ndjejë veten të detyruar të ndërhyjë: Përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër, tha ai.

Atentat i planifikuar ndaj Lukashenkos?

Duke folur para qindra përfaqësuesve të politikës, ekonomisë, kulturës dhe religjonit Putin iu referua edhe situatës në Bjellorusi. Në këtë kontekst ai vuri në dukje, se së fundi është shmangur një atentat i planifikuar ndaj kreut të shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Ai kritikoi gjithashtu, që Perëndimi deri më sot nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Shërbimi i brendshëm informativ i Rusisë, FSB dhe kundërzbulimi KGB në fundjavë kanë demaskuar në Bjellorusi plane për përmbysje duke njoftuar arrestimin e dy të dyshuarve, ndër ta një person me pasaportë të SHBA-së.

Mund të ketë këndvështrime të ndryshme ndaj politikës së Lukashenkos, tha Putin, por „plane për vrasje politike, ndër to edhe të funksionarëve më të lartë – është diçka që shkon shumë larg. „Me këtë janë tejkaluar të gjitha kufijtë", u shpreh kreu i Kremlinit. Ai kujtoi, se në Ukrainë në vitin 2014 u rrëzua ish-presidenti Viktor Janukoviç, i cili për pak „do të ishte vrarë". Janukoviç, shpëtoi duke shkuar në Rusi. Udhëheqja ruse akuzon vazhdimisht Perëndimin, se po nxit revolucione në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik – me qëllim që të rrëzojë qeveritë, të cilat nuk i pëlqejnë.

/dw uh/haz (dpa, afp, ap)

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close