Ministrja Gërvalla: Lidhja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut është model për rajonin

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mirëpritur homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Ajo ka thënë se bisedat e tyre gjithmonë janë shumë të afërta dhe të ngjeshura meqë ka shumë tema që i bashkojnë.

“Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtim i yni që për ne s’ka tjetër alternativë.

Gërvalla ka thënë se Maqedonia e Veriut është partner strategjik i Kosovës.

“Rreth tri vjet marrëdhënie ndërshtetërore kemi lidhur bashkëpunim në shumë fusha, vizita takime intensive në të gjitha nivelet. Këto përbëjnë atë që mund quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Ky është demonstrim praktik i fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë për të gjithë rajonin drejt afrimit të Ballkanit me BE-në”.

Kryediplomatja ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e veriut po lëvizin drejt të njëjtit cak – BE-së.

“Këtë rrugë do ta bëjmë më të lehtë kur e bëjmë krah për krah”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close