Rrahje masive dhe therje me thikë te Rruga B, policia jep detaje

Një rrahje masive ka ndodh sonte në kryeqytet, saktësisht te Rruga B.

Pas intervenimit të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po vazhdon me zbardhjen e motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka knofirmuar Flora Ahmeti.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close