Në Kosovë u vaksinuan kundër Coronavirusit mbi 22 mijë persona

Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24.000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

Dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media theksoi se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, njoftoi MSH-ja.

Kosova ende është duke u mbështetur tek donatorët, kur është fjala për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Momentalisht, janë duke u administruar dozat e fundit të vaksinës AstraZeneca, të cilat Kosova i pranoi si donacion në fund të marsit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Kosova nga ky program fitoi 24 mijë doza.

Pra, aktualisht Kosova në dispozion ka vetëm rreth 1.900 doza të vaksinës.

MSH-ja, ditë më parë njoftoi se 95 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, do t’i jepen Kosovës në periudhën maj-gusht.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close