Çelet sezoni turistik, vjen çarteri i parë me 200 turistë nga Ukraina

ATSH/ Mbërrin çarteri i parë nga Ukraina me gati 200 turistë në aeroportin e Rinasit. ALER Travel çel zyrtarisht sezonin veror 2021 në Shqipëri.

Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se, “këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit na ndihmon që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019”.

Tatyana Bajraktari, presidente e Aler Travel shprehet se, “presim që këtë sezon të kemi 20 avionë në javë, deri me 25 tetor. Avionët do të jenë nga Ukraina dhe Rusia”.

Sipas saj ardhja e avionëve të parë ka nisur më herët se vitet e kaluara, duke vazhduar deri në fund të muajit tetor. Pra, 6 muaj rresht. Turistët nga vendet rusisht folëse ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit dimëror, duke qenë ndër të parët vende që aplikojnë turizmin gjithëvjetor në Shqipëri.

Vitin e kaluar në kushtet e pandemisë nga këto vende erdhën rreth 30 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre pritet të dyfishohet.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close